Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.
Fillimisht Gjeneral Jashari ka njoftuar Kryetarin Rama për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen.
Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.
Ndër të tjera, Kryetari Rama e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët. /2LONLINE/