DYLON

Gjenerallejtënant Jashari mirëpret në takim Gjeneral Major Wegscheider dhe Gjeneral Major Osborn

Gjenerallejtënant Jashari mirëpret në takim Gjeneral Major Wegscheider dhe Gjeneral Major Osborn
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneralëve amerikan dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta. Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin e përbashkët shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku FSK merr pjesë në Kosovë si nikoqire, si dhe me kontingjentet e saj në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja e ushtrisë amerikane në validimin e Ekipit 2 të ROL 1, si dhe për trajnimin e përbashkët në JRTC me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan në vazhdimin e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.