DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Kolonelin Stjepan Domjancic

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Kolonelin Stjepan Domjancic
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Atasheun e mbrojtjes se Republikës së Kroacisë, Kolonel Stjepan Domjancic.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Kolonel Stjepan Domjančić. Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Kolonelin Domjancic për shërbimin e tij të deri tanishëm si atashe i mbrojtjes, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për punën e tij.

EkoHigjiena

Gjithashtu Gjeneral Jashari diskutoi me kolonel Domjancic rreth objektivave të tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe për rritjen bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të Forcës se Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Kroacisë.

Në anën tjetër Kolonel Domjancic e përgëzoi gjeneral Jasharin për udhëheqjen e proceseve transformuese të FSK-së dhe e falënderoi për thellimin e bashkëpunimit me forcat e armatosura kroate brenda kësaj periudhe.

Në fund Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ndau mirënjohje Kolonel Domjancic për kontributin e tij të dhënë në ngritjen, zhvillimin dhe profesionalizmin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.