DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Nënkolonelin Matthew Parrino

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim  Nënkolonelin Matthew Parrino
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Batalionit 1-133 të Gardës Kombëtare të Ajovës, Nënkolonel Matthew Parrino.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim JASHARI priti në takim Komandantin e Batalionit 1-133 të Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Nënkolonel Matthew Parrino, i cili është duke zhvilluar një aktivitet bilateral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Nënkolonelit Parrino dhe ekipit të tij i cili do të vëzhgojë nga afër përgatitjet e Kompanisë A të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë për zbarkim në JRTC (Joint Readiness Training Center) në SHBA. Njëkohësisht ekipi nga Garda e Ajovës së bashku me ekipin e FSK-së do të bëjë validimin e togut pas realizimit të detyrave përkatëse.

Në këtë takim u diskutua edhe mundësia e avancimit të bashkëpunimit në nivel taktik dhe operacional me GKA. Njëkohësisht KOMFSK kërkoi nga NKOL Parrino që përkushtimi të jetë i lartë në ngritjen standardeve të validimit njëjtë sikur në njësitë e Ushtrisë Amerikane.

Në fund të takimit Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivele të ndryshme me GKA dhe përkushtimin nga ana e FSK-së për të shërbyer krah për krah me trupat amerikane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.