DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral Giovanni Maria Iannucci

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral Giovanni Maria Iannucci
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, Gjeneral Giovanni Maria Iannucci.

Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneral Iannucci dhe e njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta. Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime bilaterale në Republikën e Italisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja që ushtria italiane i ka dhënë Forcës së Sigurisë Kosovës gjatë procesit të zhvillimit te saj, me theks të veçantë mbështetja me trajnime në fusha të ndryshme profesionale dhe ushtarake.

Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan në vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.