DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral Brigade Ylli Pulaj

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral Brigade Ylli Pulaj
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Ylli Pulaj.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të FARSH, Gjeneral Brigade Ylli Pulaj.

EkoHigjiena

Gjeneral Jashari, fillimisht i uroi mirëseardhje Gjeneralit Pulaj dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) janë duke dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në anën tjetër Gjeneral Pulaj falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që personeli i FARSH dhe ai i FSK-së kanë realizuar së bashku në trajnime dhe shkollime të ndryshme.

Në fund të dy Gjeneralët rikonfirmuan bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe u pajtuan për ngritjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.