DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral brigade Chris McKinney nga J5 EUCOM

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral brigade Chris McKinney nga J5 EUCOM
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral brigade Chris McKinney nga J5 EUCOM.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8), Gjeneral Brigade Chris A. McKinney. Gjeneral McKinney u shoqërua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, zonja Anu Prattipati.

EkoHigjiena

Të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara si dhe rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. FSK konfirmoi përkushtimin e saj përmes zotimit për mikpritje dhe pjesëmarrje në ushtrimin shumëkombësh “DEFENDER EUROPE 25” që realizohet nën kupolën e Komandës Evropiane.

Gjeneral Jashari edhe njëherë deklaroi se zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu theksoi kontributin e madh të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e dhënë si partner strategjik në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneral Jashari diskutoi edhe realizimin e aspiratave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në fund të takimit, Gjeneral McKinney ritheksoi gatishmërinë e Komandës Evropiane për të mbështetur FSK-në, në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta.

Kjo vizitë zyrtare rikonfirmon bashkëpunimin që Forca e Sigurisë së Kosovës ka me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /2LONLINE/