DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim mirëseardhës gjeneral Brigade Federıco Collina

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim mirëseardhës gjeneral Brigade Federıco Collina
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Brigade Federıco Collina

Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneral Collina dhe e uroi për detyrën si Zëvendës Komandant i KFOR-it, duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë të rëndësishme.

EkoHigjiena

Gjatë takimit Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Collina diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj. Poashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.