DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim Gjeneral Major John Phillips

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim Gjeneral Major John Phillips
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim Drejtorin e Komunikimit dhe Kibernetikës të Komandës së Forcave Amerikane për Evropë (J6 EUCOM), Gjeneral Major John Phillips.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim JASHARI ka pritur sot në takim Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në EUCOM. Fillimisht Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Phillips mbi të arriturat e FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti të arriturat e FSK-së në fushën e komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike.

EkoHigjiena

Pastaj takimi u fokusua në rreziqet e mundshme nga sulmet kibernetike dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin dhe ngritjen e forcave të armatosura. Më pas Gjeneral Major Phillips, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me FSK-në në sigurinë e informacioneve dhe komunikimit. Gjeneral Major Phillips përgëzoi Gjeneral Jasharin për arritjet e jashtëzakonshme që janë bërë në zhvillimin e FSK-së.

Në fund të takimit të dy gjeneralët u pajtuan që në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin në fushën e komunikimit përmes Marrëveshjes për Ndërveprimin dhe Sigurinë e Komunikimeve.

Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.