Gjeneral Rama vizitoi ekipet e FSK-së të angazhuara në operacionin e kërkimit të lumin Lepenc

Gjeneral Rama vizitoi ekipet e FSK-së të angazhuara në operacionin e kërkimit të lumin Lepenc

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka vizituar sot në vendngjarje pjesëtarët e FSK-së të Njësisë së Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, të cilat janë duke zhvilluar operacione kërkimi të aksidentuarëve (dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës), përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, në aksin Kaçanik-Hani i Elezit.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka mbështetur dhe inkurajuar specialistët tanë, të cilët me vetëmohim dhe profesionalizëm, janë duke kryer detyrën, në rrethana të jashtzakonshme, së bashku edhe me ekipet tjera të përfshira në operacion nga institucione dhe agjenci të ndryshme të specializuara në fushën e kërkimit në ujëra.

Theksojmë se, me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, njësia e Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, vazhdon të jetë e angazhuar për të tretën ditë me radhë në operacionin e kërkimit të aksidentuarëve (dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës), në Lumin Lepenc në rrugën magjistrale Prishtinë- Shkup ( Kaçanik-Hani i Elezit), saktësisht në territorin e komunës së Hanit të Elezit.

Deri më tani, zhytësit e FSK-së kanë kontrolluar pëllëmbë për pëllëmbë, pesë kilometra të rrjedhës së lumit, si dhe në tërësi shpatin e malit – vendin e aksidentit në tërë sipërfaqen e tij, dhe se kërkimi po vazhdon akoma, së bashku edhe me akterët tjerë institucional të vendit.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Njësia e Kërkim Shpëtimit në Ujëra e Task Forcë së Regjimentit të Mbrojtjes Civile, është angazhuar në operacion, në vendin e incidentit me datë: 29 prill 2018, rreth orës 01:00, me 11 pjesëtarë të pajisur me pajisje specialistike si dhe dy automjete. Operacioni i parë ishte ndërprerë gjatë natës nga komanda e incidentit dhe ka vazhduar përsëri po më datë 29 prill nga ora 09:00. Me rifillimin e operacionit ditën e djeshme, FSK-ja ka angazhuar 14 pjesëtarë, ndërsa sot në ditën e tretë, janë të angazhuar në operacion gjithsejtë 16 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar që me kapacitetet e saj profesionale të vazhdoj angazhimin e saj në operacionin e kërkimit, dhe se pjesëtarët tanë janë duke treguar profesionalizëm dhe vetëmohim gjatë kryerjes së detyrës.

KOMENTE