Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën vjetore të ushtrive të shteteve të Evropës, sponsorizuar nga Komanda e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për Evropë (U.S. Army Europe), që filloj punimet sot, në kazermën ,,Lucius D. Clay’’, në Wiesbaden të Republikës Federale të Gjermanisë.
Punimet e Konferencës vjetore të ushtrive të shteteve të Evropës i shpalli të hapura Komandanti i përgjithshëm i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges i cili ju dëshiroj të gjithë pjesmëmarrësve, komandantve të ushtrive të shteteve të Evropës, mirëseardhjen si dhe suksese në punime të Konferencës.
Konferenca sipas programit do të zgjasë dy ditë, pra me 27 dhe 28 tetor 2015, dhe pritet që të prezentohen punime dhe të diskutohet mbi Kombinimet operacion dhe inteligjencë, si dhe në sesione.
Në sesionin e pare të Konferencës do të debatohet mbi të ashtuquajturin ,,Studimi rus ( Russian Study)’’, pastaj në sesionin e dytë do të diskutohet mbi Mjedisin aktual të Sigurisë në Evropë, ku panelistët për këtë seancë do të përqendrohen në ndryshimet e fundit në mjediset e sigurisë rajonale në Evropë, duke nënvizuar krahun jugor në Evropë, si dhe dy sesionet tjera që pritet të zhvillohen nesër gjatë punimeve të ditës së fundit të Konferencës.