DYLON

Gjeneral Rama përgëzoi ushtarët e FSK-së që zunë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë”

Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot dy ushtarët e Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH) të FSK-së, tetarin Rafet Gashi dhe ushtarin Liridon Selimi, të cilët i përgëzoi për paraqitjen e jashtëzakonshme në garën ushtarake shumëkombëshe “Ushtari më i mirë”

Kjo garë ishte organizuar nga KFOR-i amerikan në Kampin Bondsteel prej 11deri më 13 shkurt 2016, ku morën pjesë 10 ekipe të ushtrive të shteteve të NATO-s, të cilat shërbejnë në Kosovë, si nga Amerika, Gjermania, Polonia, Hungaria etj . Ekipi i FSK-së në këtë garë u përfaqësua nga tetari Rafet Gashi dhe ushtari Liridon Selimi, të cilët dolën më të mirët në të gjitha disiplinat, si: Gjuajtje me armë të shkurtra dhe të gjata, kursi i pengesave–kalitje fizike, marshim rrugor 10 km me 16 kg ngarkesë, montim dhe çmontim i armëve dhe ndihmë e parë.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë këtij takimi i përgëzoi tetarin Gashi dhe ushtarin Selimi për suksesin e arritur në këtë garë ndërkombëtare. Ai ndër të tjera u shpreh: ,,Me paraqitjen tuaj të shkëlqyeshme në garën për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të organizuar nga KFOR-i amerikan, ku në mesin e 10 ekipeve të shteteve të NATO-s keni zënë vendin e parë, është një sukses i madh. Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin që keni treguar dhe po tregoni gjatë shërbimit tuaj në FSK. Me paraqitjen tuaj të mirë keni nderuar jo vetëm FSK-në por edhe vetën tuaj”.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më pastaj, kërkoi angazhim maksimal edhe në të ardhmen duke marrë shembuj të mirë të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kudo ku po shërbejnë në Botë, po tregojnë rezultate të shkëlqyeshme.

Ky sukses është i shkëlqyeshëm, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ekipeve të ushtrive më të avancuara që veprojnë në kuadër të NATO-s në Kosovë, çka më bën të ndihemi krenar edhe mua si komandant i FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, tetarit Rafet Gashi dhe ushtarit Liridon Selimi iu dha certifikata me motivacionin “Për arritje të jashtëzakonshme”.

“Duke marrë parasysh nivelin dhe konkurrencën e lartë në këto gara, kjo është arritje mjaft e lartë jo vetëm për pjesëtarët që garuan, por edhe për vetë FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi, pasi me këtë po tregojmë se pjesëtarët tanë kanë përgatitje të lartë arsimore dhe fizike, të të njëjtit nivel edhe me shtetet e rajonit dhe ato evropiane”- tha komandanti i FSK-së.

Ndërsa, tetari Rafet Gashi dhe ushtari Liridon Selimi u shprehën se ndihen të lumtur që kanë zënë vendin e parë. Ata falënderuan komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën dhe premtuan se gjithmonë do të angazhohen për të mirën e FSK-së, me qëllim të rritjes së imazhit të saj si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.