DYLON

Gjeneral Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Gjeneral Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 26-të vjetore të Shefave të Mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 39 shefa të Mbrojtjes nga shtetet evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Wisbaden u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin Mark A. Milley dhe gjenerallejtënant Christopher Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane për Evrope, si dhe me homologë të shumtë nga shtetet mike të Kosovës.

EkoHigjiena

Konferenca e Shefave të Mbrojtjes, e cila u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, kishte si temë: “Ndërveprueshmërinë në Evropë”. Me theks të veçantë në konferencë u diskutua ndërveprueshmëria si koncept si dhe aspektet e gatishmërisë në nivel kombëtar dhe në Aleancën Veri-Atlantike ( NATO) për t’u ballafaquar me kërcënimet dhe rreziqet në Evropë.

FSK- ja është dhe mbetet e përkushtuar në mbajtjen e aftësive dhe zhvillimin profesional në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe shtetet tjera partnere.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.