DYLON

Gjeneral Naim Haziri priti dekanin Musa Selimi

Gjeneral Naim Haziri priti dekanin Musa Selimi
Avatar photo Redaksia

Komandanti I Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),  gjeneral brigade Naim Haziri ka prit në vizitë dekanin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Musa Selimi i shoqëruar nga profesorë të këtij fakulteti.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi në mes dy institucioneve me qëllim edukimi e mbështetje të ndërsjellë dhe me këta rast dekani Selimi falënderoi gjeneralin Haziri për mbështetjen në realizimin e kampit për studentët e fakultetit të realizuar nga 16-18.05.2024, ku studentët e e këtij fakulteti patën rasatin të marrin shumë njohuri nga përvojat e instruktorëve të FSK-së, në fushën e kërkim shpëtimit dhe mbijetesës në natyrë, me këtë raste dekani Selimi ndau mirënjohje për instruktorët e FSK-së që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti.

EkoHigjiena

Gjeneral Haziri shprehu gatishmërinë për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të avansimit të njohurive për studentët e UP-së, për të fituar shkathtësi për reagime në situata emergjente, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.