DYLON

Gjeneral Jashari uron Gjeneral Breuer me rastin e marrjes së detyrës së re

Gjeneral Jashari uron Gjeneral Breuer me rastin e marrjes së detyrës së re
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari uroi Gjeneralin Carsten Breuer, me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, duke shprehur urimet më të përzemërta në marrjen e kësaj detyre të rëndësishme për të ardhmen e aleancës.

Roli dhe përgjegjësia përbëjnë një mundësi të veçantë dhe një përgjegjësi të rëndësishme për të kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në realizimin e objektivave strategjike dhe në procesin e përafrimit të Republikës së Kosovës me NATO-n.

EkoHigjiena

Pranimi i kësaj detyre në një periudhë veçanërisht të ndjeshme për Aleancën përbën një mundësi të rëndësishme që, përmes vizionit dhe përvojës së tij, të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit, ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe mbështetjen e përpjekjeve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Republikën e Kosovës.

Përvoja dhe njohja e drejtpërdrejtë e rajonit dhe e zhvillimeve në Kosovë, përfshirë shërbimin dhe vizitat e tij të mëparshme në vendin tonë, përbëjnë një bazë të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit drejt arritjes së synimeve tona.

Gjeneral Jashari i uroi Gjeneralit Breuer suksese në ushtrimin e kësaj detyre, punë të mbarë dhe rezultate të rëndësishme gjatë mandatit të tij, të cilin pritet ta fillojë në verën e vitit 2027. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.