DYLON

Gjeneral Jashari shpreh urimet për pjesëtarët e FSK-së me rastin e “Ditës së Forcës”

Gjeneral Jashari shpreh urimet për pjesëtarët e FSK-së me rastin e “Ditës së Forcës”
Redaksia

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uron të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së. Në urimin e tij Komandanti i FSK-së shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë në shërbim të vendit.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.

EkoHigjiena

Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së.”

Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.