DYLON

Gjeneral Jashari pranoi letër-urimin nga homologu i tij hungarez, Gjeneral Ruszin

Gjeneral Jashari pranoi letër-urimin nga homologu i tij hungarez, Gjeneral Ruszin
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti dje ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.

Me këtë rast, përveç urimit të tij për Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, ambasadori Bencze, i solli edhe letrën e urimit nga Shefi i Mbrojtjes së Hungarisë, gjenerallejtënant Romulusz Ruszin.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Gjeneral Jashari, përveç falënderimit dhe vlerësimit të lartë për vizitën dhe urimet nga ana e homologut të tij, i shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Republikës së Hungarisë në kuadër të KFOR me kontringjentin ushtarak dhe me udhëheqës komandues, në cilësi edhe të komandantit aktual të KFOR-it.

Në takim, gjithashtu diskutuan edhe mbi aktivitetet e përbashkëta në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Hungarisë, ku të dy u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit përmes një memorandumi të ri të bashkëpunimit mes dy ministrive të mbrojtjes me përfshirjen e bashkëpunimit konkret ushtarak.

Në fund, të dyja palët u pajtuan që dyja palët të koordinohen për takimin e ardhshëm mes dy gjeneralëve brenda vitit 2022. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.