DYLON

Gjeneral brigade Naim Haziri priti në takim ekipin mjekësor nga Gjermania

Gjeneral brigade Naim Haziri priti në takim ekipin mjekësor nga Gjermania
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Komandës së Logjistikës Gjeneral brigade Naim Haziri priti sot në takim ekipin mjekësor nga Bundeswehri i Gjermanisë të udhëhequr nga nënkolonel Dr. Andreas Schwab.

Gjatë takimit që realizuan, gjeneral Haziri u shpreh falënderues ndaj ekipit gjerman për mbështetjen e deri tanishme në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve mjekësore për Regjimentin Mjekësor. Gjithashtu ekipi u njoftua edhe me përgatitjet rreth aktiviteteve dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale për validimin e Ekipes së dytë të ROL1 si dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për zhvillim e ROL2 mjekësor.

EkoHigjiena

Nga ana e tij përfaqësuesi Gjerman i ekipit mjekësor nënkolonel Dr. Andreas Schwab shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Gjerman për mbështetje të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve mjekësorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.