Në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore( KFT), Komandanti i KFT-së Gjeneral brigade Hysen Dreshaj priti në vizitë delegacionin nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë( FARSH) të kryesuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të FARSH Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.
Gjeneral Dreshaj e njoftoi gjeneralin Xhebexhia me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe me këtë raste të dy gjeneralët me shtabet e tyre diskutuan për mundësit e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.
Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë, njofton FSK-ja. /2LONLINE/