Kryetari i Shtabit Kombëtar për parandalimin e zgjerimit të sëmundjeve, profesor Dragan Glamoçiq ka thënë në se përshkak të sëmundjes që ka goditur komunën e Bujanocit dhe Bosliegradit, ministria përkatëse ka shpallur zonë të epidemisë në Rrehtin e Pçinjës.
Në mbledhjen e mbajtur në Vrajë, Glamoçiq është shprehur se gjendja është e vështirë mirëpo nuk duhet të shpërndahet panikë, shkruan Titulli.com.
“Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëz mirëpo shumë shpejt shperndahet tek kafshët. Bartet përmes insekteve dhe për të parandaluar kafshët se menjëhër shkatërohen dhe futen nën dhe”, ka thënë Dragan Glamoçiq.
Ai deklaroi se tani është me rëndësi parandalimi i transportit të kafshëve dhe në mënyrë sistematike të veprohet për shkatërrimin e insekteve që shkaktojnë sëmundjet.