DYLON

Gjendje e paqëndrueshme epidemiologjike, janë 119 raste pozitive me Covid-19

Gjendje e paqëndrueshme epidemiologjike, janë 119 raste pozitive me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Gjendja epidemiologjike në Komunën e Vitisë vlerësohet e paqëndrueshme.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka ngritur edhe gatishmërinë e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) dhe të institucioneve komunale.

Në mbledhjen e rregullt, të këtij komiteti, këtë të shtunë, u kërkua zbatim strikt i masave mbrojtëse, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se nëse numri i rasteve të reja rritet këto ditë, atëherë komuna hyn në Zonë e ashtuquajtur të kuqe dhe i nënshtrohet karantinimit. Kështu që për të mos ardhur puna deri këtu, ka kërkuar nga të gjithë kujdes maksimal.

Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 119 raste pozitive me virusin Covid-19. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.