DYLON

Gjendja jo e mirë e rrugëve të Gjilanit pas reshjeve të shiut

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Këto pamje pasqyrojnë gjendjen e një rruge në qytetin e Gjilanit, pas disa të reshurave të shiut. Kjo rrugë  por ka edhe rrugë të tjera që pothuajse përmbytet pas çdo shiu, kanë nevojë të domosdoshme që Komuna e Gjilanit të  ndërhyjë e të kujdeset për sanimin e gjendjes, pasi  për këtë gjë ka edhe shumë kërkesa të banorëve.

Nga reshjet e shiut, ndonëse të pakta në këto ditë,  po ka dëme të theksuara në shumë rrugë të lagjeve të komunës se Gjilanit. Këto rrugë të dëmtuara  duhet të sanohen dhe të bëhet një lehtësim për banorët e këtyre lagjeve sa i përket qarkullimit.

Përndryshe, qyteti i Gjilanit vlerësohet të ketë rrjet të kanalizimit përgjithësisht jo funksional. Gjatë reshjeve të shiut, rrugët shpesh vërshohen nga uji si pasojë e pamundësisë së gypave të kanalizimit për të thithur ujin e shiut./E.J/2lonline/


EkoHigjiena