(2LONLINE) – Këto pamje pasqyrojnë gjendjen e një rruge në qytetin e Gjilanit, pas disa të reshurave të shiut. Kjo rrugë por ka edhe rrugë të tjera që pothuajse përmbytet pas çdo shiu, kanë nevojë të domosdoshme që Komuna e Gjilanit të ndërhyjë e të kujdeset për sanimin e gjendjes, pasi për këtë gjë ka edhe shumë kërkesa të banorëve.
Nga reshjet e shiut, ndonëse të pakta në këto ditë, po ka dëme të theksuara në shumë rrugë të lagjeve të komunës se Gjilanit. Këto rrugë të dëmtuara duhet të sanohen dhe të bëhet një lehtësim për banorët e këtyre lagjeve sa i përket qarkullimit.
Përndryshe, qyteti i Gjilanit vlerësohet të ketë rrjet të kanalizimit përgjithësisht jo funksional. Gjatë reshjeve të shiut, rrugët shpesh vërshohen nga uji si pasojë e pamundësisë së gypave të kanalizimit për të thithur ujin e shiut./E.J/2lonline/