DYLON

Gjendja higjenike-sanitare vlerësohet e pranueshme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Inspeksioni sanitar e ka vlerësuar të pranueshme, në përgjithësi, gjendjen higjieno-sanitare të subjekteve tregtare-ushqimore, hoteliere, furrëtarëve, therrëtoreve dhe mishtoreve në Gjilan.

“Përgjithësisht gjendja higjieno-sanitare e këtyre subjekteve mund të konsiderohet e pranueshme te pjesa më e madhe”, ka thënë Isa Veliu, inspektor sanitar.

EkoHigjiena

Te subjektet tregtare-ushqimore, sidmos te qendrat e mëdha tregtare, ka rregullshmëri higjienike të artikujve ushqimorë,rradhitje, aranzhim dhe ndarje adekuate të mallrave, pajisjes së punëtorëve me uniforma pune,libreza sanitare, higjienë personale etj.

Ndërsa marketet e ashtuquajtura “të vogla”e sidomos ato nëpër lagje të ndryshme të qytetit dhe fshatra, vuajnë nga mungesa e avancuar e këtyre kushteve,por edhe këtu gjendja higjieno-sanitare është e pranueshme,duke u bazuar në rrethanat e përgjithshme kosovare.

“Kjo nuk do të thotë se gjendja është e përkryer dhe gjatë punës në teren nuk hasen edhe në artikuj ushqimorë të skaduar apo ndonjë parregullsi tjetër,si rezultat i neglizhencës së tregtarëve,qarkullimit të mangët, apo nga ndonjë arsye tjetër”, ka thënë Veliu.

Vërejtje kemi në ekspozimin dhe ruajtjen e artikujve ushqimorë, sidomos atyre me prejardhje shtazore, të cilët kërkojnë kushte frigoriferike dhe janë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Te subjektet hoteliere, gjendjaështë e kënaqëshme. Edhe te lokalet tjera të ndryshme, kryesisht hasim në gjendje të pranueshme higjieno-sanitare. Vërëjtje kemi kryesisht tedisa objekte të tipit qebaptore,gjelltore,piceri e fast-food të nryshme,disa prej të cilave kanë kuzhinatë improvizuara dhe mjete jo adekuate për përgatitjen dhe përpunimin e ushqimit, madje dhe higjienë personale të mangët të personelit.

Kontrolli i objekteve hoteliere shtohet në veçanti në kohën e organizimit të mbrëmjeve të maturës,sezonit të ahengjeve familjare,festave të ndryshme etj.
Në këtë periudhë, inspektimi koncentrohet edhe te kontrolli i ujit në pishina. Ndryshe, gjatë korrikut dhe gushtit organizohet edhe kujdestari gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjeve, për kontrollin e subjekteve hoteliere, të cilat organizojnë dasma dhe ahengje të ndryshme.

Te furrëtarët, gjendja është në përmirësim e sipër,për shkak të presionit të inspeksionit dhe investimeve të pronarëve, si nevojë për të përballuar konkurencën.

Problematikë në vete paraqitet bartja e bukë. Furrtarët transportojnë bukën me kuti kartoni dhe shpeshherë me automjete të papastra higjienike.

Pas një debati ku kanë marrë pjesë Jashar Jashari, Mirvete Kurteshi, Agron Leka, Veton Uka, Nexhat Halili dhe të tjerë si dhe përgjigjeve që ka dhënë Muhamet Kastrati, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në interesimet e ngritura, Komiteti ka rekomanduar plotësimin e stafit të inspektorëve sanitarë, në mënyrë që kontrolli të jetë sa më i shpeshtë, sepse hasen raste të mallrave me afat të skaduar.

Jashar Jashari, kryesues i KSHMS, ka thënë se gjatë muajve të verës, inspektorët sanitarë duhet të shtojnë aktivitetin në terren, për të mos lejuar ekspozimin e mallrave në diell, në rrugë dhe vende tjera jo të përshtatshme për shitjen e tyre. /2L ONLINE/