/2L ONLINE/ – Në një takim të mbajtur me KFOR-in Turk, Mehmet Kaplan, nga shefi i kabinetit të kryetarit tw Komunws sw Gjilanit, Arber Ismajli, është folur për gjendjen e sigurisë publike dhe gatishmërinë e Komunës së Gjilanit, që edhe në të ardhmen të vazhdohet me punë efektive në ruajtjen dhe gatishmërinë për të garantuar jetë të sigurtë për qytetarët e Gjilanit.
Me këtë rast Arbër Ismajli ka thënë se Gjilani për më shumë se dy vjet është me fat që nuk ka asnjë vrasje si pasoj të akteve kriminale.
“Në Komunën e Gjilanit falë angazhimit të organeve të sigurisë, të drejtësisë, institucioneve të tjera lokale, bashkëpunimit ndërfetarë e ndëretnik, por edhe funksionimit të mirë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, është fat i mirë që për më shumë se dy vjet, nuk kemi asnjë vrasje si pasoj e akteve kriminale. Gjithashtu një punë shumë e madhe është duke u bërë edhe nga KKSB, nga Policia, prokuroria, Gjykata dhe institucione të tjera relevante që bënë të njihemi për një Komunë të qetë”, ka thënë ai ndër të tjerash.
Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi me organet e sigurisë, me bashkësitë fetare dhe etnike të vazhdohet edhe më me intensitet, në mënyrë që siguria në Gjilan, të jetë model për Komunat e Kosovës dhe më gjerë, si një komunë e cila promovon elementet pozitive të tolerancës, solidaritetit, vetëdijes dhe qytetit për humanitet, shoqëri të integruar, por edhe angazhim për zhvillim ekonomik dhe punësim për qytetarët e saj. /2L ONLINE/