DYLON

Gjendja e rrugëve në Kosovë

Gjendja e rrugëve në Kosovë
Avatar photo Redaksia

“Sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë”, thuhet në komunikatën e Ministrrisë së Infrastrukturës.

Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë, ka pasur lagështira në rrugë mirëpo është hedhur kripë sipas nevojës.

Ndërsa në regjionin e Prizrenit, kryesisht rrugët ishin mirë, intervenime me kripë kishte në drejtimin Prizren-Caralevë , gjithashtu edhe në Prizreni 2 është intervenuar në shperndarjen e kripës në rrugët Prizren – Prevallë , Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash-Brod.

EkoHigjiena

Në Autostradën A7, segmenti Morinë-Gjurgjicë, kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë-Morinë dhe drejtimin Suharekë –Gjurgjicë.

Në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje ka pasur temperatura mjaft të ulëta dhe si rrjedhojë bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët e regjionit Peja 1. Të gjitha rrugët janë kalueshme.

Auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, si dhe regjioni i Ferizajt janë krejtësisht e lira për qarkullim.

Ështe intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren – Prevallë , Zhur -Dragash- Restelicë.

Në aksin rrugor N9 Pejë-Kuqishtë-Bogë, në kilometrin e 18 kishte një rreshqitje masive të dheut mbrëmë diku rreth orës 20:00, ekipet tona kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe diku rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga kilometri i 20-të, e tutje ka reshje të mëdha të borës. Vazhdimisht bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 1 ka reshje të borës e përzier me shi .

Në rrugët e Gjakovës, Gjilanit dhe në Auto-udhën Doganaj- Hani i Elezit, ska pasur asnjë intervenim, rrugët janë krejtësisht e lira për qarkullim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.