DYLON

Gjendja e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Gjendja e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të raportit ditor lidhur me gjendjen e autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale të mirëmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës, MI informon se në të shtatë regjionet e Kosovës, rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim, më detajisht:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

-Në rajonin e Pejës, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, po bëhet shpërndarja e kripës në rrugët e viseve malore.

EkoHigjiena

-Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme, me përjashtim të intervenimeve në zonat e ulëta dhe me mjegull.

Ndërkaq në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të temperaturave nën zero (-0) dhe lagështisë së krijuar në shtresa qarkulluese, është hedhur kripë, si preventivë në parandalimin e krijimit të ngricave në shtresa qarkulluese.

Në përgjithësi, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës do të vazhdoj të iu mbajë të informuar edhe ditëve në vijim lidhur me gjendjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen dimërore të tyre. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.