DYLON

Gjendja e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Gjendja e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon punën me aktivitetet e saja në kuadër të mirëmbajtjes dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në baza ditore, me ç’rast informon se:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë, N2 Prishtinë-Llugaxhi, N2 Prishtinë-Milloshevë, N25 QMI-Carralevë, N25.2 Veternik-Llabjan, R220 Shkabaj-Obiliq dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim.

EkoHigjiena

-Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Ferizajt është në gjendje normale dhe e lirë për qarkullim.

-Rrugët po vazhdojnë të mirëmbahen edhe në rajonin e Prizrenit, ku po bëhet shpërndarja e kripës në drejtimin Suharekë-Carralevë, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.

-Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.

-Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, përveç mbikëqyrjes rutinore.

Kurse sa u përket autoudhëve, MI informon se kripë dhe rërë po shpërndahet në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të pengesave të cilat mund të hasen gjatë procesit të qarkullimit të automjeteve, shkaku i lagështisë së krijuar mbi shtresën qarkulluese.

Përndryshe, të gjitha autoudhët në Republikën e Kosovës janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Ministria e Infrastrukturës po u kushton rëndësi të veçantë mirëmbajtjes dimërore të rrugëve dhe si e tillë, do të iu mbajë të informuar gjatë tërë sezonës dimërore.​, thuhet në njoftimin e MI-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.