Gjendet vetura që ditë më parë u raportua e vjedhur
Autoritetet policore kanë bërë me dije se, pas hetimeve të zhvilluara, është gjetur vetura e raportuar ditë më parë si e vjedhur, në Gjilan, ndërsa i dyshuari për vjedhje vazhdon të jetë në kërkim të policisë.
“Pas hetimeve të zhvilluara policia ka gjetur veturën që ishte e raportuar e vjedhur e cila është gjetur në lokacionin e një personi që dyshohet se e ka blerë veturën nga personi i dyshuar për vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari për vjedhje është në kërkim të policisë.
Rasti në hetime nga njësitet kompetente policore. /2LONLINE/
