DYLON

Gjendet personi i shpallur i humbur

Gjendet personi i shpallur i humbur
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.