Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:47 në fshatin Kremenatë, në Kamenicë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në raport.
Raporti i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR
Fsh. Kremenatë, Kamenicë 17.07.2023-18:47. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera. /2LONLINE/