DYLON

Gjendet i vdekur në banjon e Hotelit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nga një punëtori i hotelit ,,Kristal“ ne Gjilan  sot në mëngjes është gjetur në banjon e hotelit një person i shtrirë dhe menjëherë është lajmëruar policia. Me të pranuar informatën për rastin njësitet e hetimeve Rajonale kanë njoftuar organet e Prokurorisë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

“Së bashku me krim-teknikën në lokacionin e hotel ,,Kristalit” në bodrum në tualet është gjetur i shtrirë viktima dhe afër trupit të tij janë gjetur disa gjësende si: dëshmi që dyshohet të jenë substanca narkotike”, ka thënë Hashani

EkoHigjiena

Sipas tij, në rrobat e tani të ndjerit është gjetur letërnjoftimi që dokumentohet se ishte shqiptar B. B. (1975) nga fshati Tërnovc i Madh, shtetas i R. Serbisë.

“Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion të cilët në ora 09:30 kanë arritur në vendin e ngjarjes të njëjtit trupin e pajetë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në IML me qëllim të konstatimit të shkakut dhe kohës së vdekjes”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Hetime lidhur me rastin janë në vazhdim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.