DYLON

Gjenden serish uniforma ushtarake, granata dore, municion si dhe paijse të tjera

Gjenden serish uniforma ushtarake, granata dore, municion si dhe paijse të tjera
Avatar photo Redaksia

Më datën 07.03.2025 rreth orës 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar nga Kfor-i Amerikan se ne fshatin Banjskë ne një mulli te vjetër (te braktisur) kishin hasur ne mjete te dyshimta.

Njësitë policore menjëherë kane reaguar ne lidhje me këtë rast ku me pas kane konfisuar mjetet e dyshimte si ne vijim:

EkoHigjiena
  1. Uniforma ushtarake,
  2. 3 gjoksore për mbajtje te armatimit,
  3. 1 pale pantallona
  4. 3 jakne
  5. 1 maice
  6. 3 granata dore,
  7. 3 karikator të zbrazët te armës së gjatë,
  8. 2 shok bomba
  9. 1 bombe ndriquese
  10. 28 fishekë të armës së gjatë.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime, njofton policia. /2LOLNLINE/