DYLON

Gjenden plumba në Konçul të Bujanocit

Avatar photo Redaksia

Pjesëtarët e stacionit policorë në Bujanoc gjatë një aksioni të përbashkët me pjesëtarët e Agjencionit Shtetërorë Informativ kanë gjetur një sasi të plumbave në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, thuhet në njoftimin drejtorisë policore të Vranjës.

Siç mësohet në një objekt nidhmës të shtëpisë në Konçul janë gjetur 1542 plumba, nga të cilët 1536 të kalibrit 7,62 mm dhe 6 të kalibrit 7,9 mm.

EkoHigjiena

Hetimet i kanë zhvilluar zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë dhe pjesëtarët e stacionit policorë në Bujanoc, shkruan Titulli.

Titulli jozyrtarisht mëson se gjatë aksioni janë bastisur disa prona në këtë fshat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.