Departamenti i mjëkësisë ligjore në Kosovë ka njoftuar përmes një komunikate se eksperëvt vendore dhe ata ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore kanë gjetur sot mbetje mortore gjatë gërmimeve që janë bërë në Rashkë të Serbisë.
Në komunikatë, Arsim Gërxhaliu, udhëheqës i ekspertëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, citohet të ketë thënë se “pas punës së vazhdueshme të gërmimit, sot rreth orës 12:20, në afërsi të një objekti janë gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë”.
Sipas Gërxhaliut, gërmimet do të vazhdojnë ende në këtë lokacion, ndërkohë pritet që të rrëzohet edhe një objekt nën themelet e të cilit dyshohet që ka ende mbetje të trupa të viktimave.