DYLON

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për vikend (05 dhe 06 shtator) sipas Insatitutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.

EkoHigjiena

Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta.

E SHTUNË – 05.09.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.

Temperaturat minimale: 9°C – 12°C

Temperaturat maksimale: 29°C – 34°C

Era: Kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi 1–4 m/s.

E DIEL – 06.09.2026

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale: 10°C – 15°C

Temperaturat maksimale: 28°C – 31°C

Era: E dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s.

KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë termike të lehtë, ndërsa freskimi i netëve do të sjellë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë.

KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

Kushtet agrometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë ditës mund të rrisin nevojën për ujitje te kulturat që ende ndodhen në fazat aktive të zhvillimit.

INDEKSI UV

Indeksi UV do të jetë kryesisht mesatar deri i lartë, 5–6, me vlera më të larta gjatë orëve të mesditës.

Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.