DYLON

Gjatë periudhës janar–tetor, mbi 2 mijë kontrolle dhe 180 hospitalizime për pacientët nga Lugina në Spitalin e Gjilanit

Gjatë periudhës janar–tetor, mbi 2 mijë kontrolle dhe 180 hospitalizime për pacientët nga Lugina në Spitalin e Gjilanit
Redaksia

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka ofruar shërbime shëndetësore për mijëra qytetarë nga Lugina e Preshevës, duke dëshmuar solidaritet dhe përkushtim profesional ndaj pacientëve përtej kufijve administrativë.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka pritur në takim drejtuesit dhe përfaqësuesit e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit: Drejtorin e Spitalit, Dr. Afrim Cana dhe bashkëpunëtorët e tij, Dr. Nezir Demolli, Dr. Veprim Presheva dhe kryeinfermieren Sada Ismaili.

EkoHigjiena

Sipas Sinanit, vetëm gjatë periudhës janar–tetor të këtij viti, në këtë institucion janë realizuar 2.050 kontrolle mjekësore dhe 180 hospitalizime të pacientëve nga Lugina e Preshevës.

Ajo ka shprehur mirënjohje për stafin shëndetësor të Spitalit të Gjilanit, duke vlerësuar gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar në trajtimin e qytetarëve të Luginës.

“Pas këtyre shifrave qëndron përkushtimi i jashtëzakonshëm i një stafi që, me profesionalizëm e zemërgjerësi, i ka mbajtur gjithmonë dyert e spitalit të hapura për qytetarët tanë”, ka theksuar Sinani.

Ajo ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e këtij institucioni për ndihmën e ofruar për pacientët dhe familjet e tyre, duke e cilësuar Gjilanin shembull të solidaritetit dhe bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

“Gjilani po dëshmon se solidariteti nuk njeh kufij”, ka përfunduar Sinani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.