DYLON

Gjatë një operacioni të suksesshëm policor, kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjatë një operacioni të suksesshëm policor, kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Më datë 08.04.2026, Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar ka realizuar një operacion të suksesshëm policor

Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.

EkoHigjiena

I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit.

Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e kriminalitetit.

Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me autoritetet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, njofton policia e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.