/2LONLINE/ – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (21 – 27 shtator), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 68 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 25 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 25 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 25 aksidente trafiku nga të cilat 13 me lëndime në njerëz dhe 12 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 548 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, zëdhënësi Hashani ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/