DYLON

Gjatë konferencës “Karta e Adriatikut-5’’, theksohet nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit rajonal

Gjatë konferencës “Karta e Adriatikut-5’’, theksohet nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit rajonal
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut( A5)” të mbajtur në Shkup, theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel të rajonit, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe atë të Mbrojtjes.

Gjeneral Rama dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Timothy Orr të shoqëruare edhe nga atasheu ushtarak amerikan, kolonel Jefry Fischer zhvilluan takim të përbashkët me zëvendës komandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Timothy M. Ray, ku u diskutua për mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Ray me zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës të SHBA-ve si dhe me sfidat dhe rrugën përpara që ka FSK-ja.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama gjithashtu pati takime bilaterale me shefat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, dhe drejtorin e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, kundër-admiralin Robert Hranj, me të cilët u pajtuan për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe bilateral.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.