DYLON

Gjatë javës së fundit në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar gjithsej 136 lindje

Gjatë javës së fundit në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar gjithsej 136 lindje
Avatar photo Redaksia

Gjatë javës së fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 136 lindje.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 77 kanë përfunduar me lindje spontane (natyrale), ndërsa 59 me lindje operative me prerje cezariane (S/C). Në periudhën e raportuar janë evidentuar gjithashtu 4 lindje gemellare (binjakë) dhe 1 lindje trigemellare (trejakë).

EkoHigjiena

Sa i përket gjinisë së të porsalindurve, gjatë kësaj jave janë regjistruar 74 të porsalindur meshkuj dhe 68 të porsalindur femra.

“Aktiviteti i Klinikës së Gjinekologjisë është përqendruar në ofrimin e kujdesit dhe trajtimit profesional të rasteve obstetrikale, duke përfshirë lindjet spontane, lindjet operative, si dhe menaxhimin e shtatzënive multiple”, thuhet në njoftimi ne QKUK-së.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe profesionale për nënat dhe të porsalindurit, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.