DYLON

Gjatë javës fillojnë punimet për Rrugën Kapi-Sfircë / Shahiq-Sfircë

Gjatë javës fillojnë punimet për Rrugën Kapi-Sfircë / Shahiq-Sfircë
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë se gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës Kapi-Sfircë / Shahiq-Sfircë, sipas kontratës së miratuar për këtë projekt”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunës së kamenicës.

Me tej thuhet: Operatori ekonomik përgjegjës për realizimin e këtyre punimeve do të nisë me piketimin e trasesë së rrugës së planifikuar. Ky proces është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të punimeve dhe do të përfshijë masa të cilat mund të ndikojnë përkohësisht në lëvizjen e qytetarëve dhe transportin në këtë zonë.

EkoHigjiena

“Nëse keni ankesa, pyetje, ose kërkesa në lidhje me punimet, ju lutemi që t’i drejtoheni Drejtorisë për Investime Kapitale, e cila ndodhet në objektin e Komunës së Kamenicës”, përfundon njofitmi i Komunës së Kamenicës për këtë çështje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.