DYLON

Gjatë fundjavës në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 960 shërbime emergjente

Gjatë fundjavës në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 960 shërbime emergjente
Avatar photo Redaksia

Gjatë fundjavës, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 960 shërbime emergjente. Falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore, është siguruar kujdesi dhe trajtimi i nevojshëm për pacientët.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:256 pacientë në Reanimim; 273 pacientë në Emergjencën Internistike; 167 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 199 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

EkoHigjiena

65 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një person i lënduar nga arma e zjarrit, 2 raste të intoksikimeve (helmime), 4 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 61 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 99 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.