DYLON

Gjatë fundjavës janë ofruar 992 shërbime mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK-së

Gjatë fundjavës janë ofruar 992 shërbime mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK-së
Avatar photo Redaksia

“Gjatë fundjavës, Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar 992 shërbime mjekësore, duke trajtuar një numër të madh pacientësh dhe duke siguruar kujdes shëndetësor të pandërprerë për rastet që kanë kërkuar ndërhyrje emergjente”, thuhet në njoftimi ne QKUK-së.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar: Reanimim – 227 pacientë, Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 168 pacientë, Trajtime në Emergjencën Internistike – 286 pacientë, Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 200 pacientë, Shërbime në Sallën e Vogël – 94 pacientë.

EkoHigjiena

Nga rastet e trajtuara sipas natyrës së lëndimeve: • Të rrahur – 6 raste, Intoksikime – 5 raste, Të lënduar në aksidente komunikacioni – 75 raste, Të lënduar me  armë të ftohta 1.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 85 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse. Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes (exitus).

“Qendra Emergjente vazhdon të funksionojë me kapacitete të plota, duke ofruar kujdes shëndetësor të pandërprerë dhe profesional për të gjithë pacientët që paraqiten për trajtim”, thuhet në fund të njofitmit të QKUK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.