DYLON

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

EkoHigjiena

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë.

Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.