DYLON

Gjatë ditës së shtunë shqiptohen mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku

Gjatë ditës së shtunë shqiptohen mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 716 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 86 aksidente trafiku, prej tyre, 35 me lëndime dhe 51 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 7 persona, 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/