DYLON

Gjatë aktiviteteve të prokurimit publik, dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara, Policia e Kosovës e vë në pranga të dyshuarin

Gjatë aktiviteteve të prokurimit publik, dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara, Policia e Kosovës e vë në pranga të dyshuarin
Avatar photo Redaksia

Sot me datë 25.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar me iniciale (L.B.)

I dyshuari i lartcekur me iniciale në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021. Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër.

EkoHigjiena

Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale (L.B.) dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.