DYLON

Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente janë ofruar gjithsej 317 shërbime mjekësore

Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente janë ofruar gjithsej 317 shërbime mjekësore
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë ofruar gjithsej 317 shërbime mjekësore për pacientët që kanë kërkuar ndihmë urgjente.

Shërbimet e realizuara përfshijnë;

EkoHigjiena

94 pacientë të trajtuar në repartin e Reanimimit;

87 pacientë në Emergjencën Internistike;

56 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

56 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

24 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Sa u përket rasteve të trajtuara sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tetë persona të përfshirë në përleshje fizike dhe 30 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 28 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve, njofton QKUK.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.