Gjatë 24 orëve të fundit në Emergjencë janë trajtuar edhe 25 të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik
Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjatë 24 orëve të fundit, ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 331 shërbime emergjente për qytetarët.
Gjatë kësaj periudhe, rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse: 79 pacientë në Reanimim; 111 pacientë në Emergjencën Internistike, 56 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 62 pacientë në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjithashtu, në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike si dhe 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së. /2LONLINE/
