Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 952 gjoba trafiku dhe 688 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 952 gjoba trafiku dhe 688 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe po aq aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 952 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 688 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 45 persona, 39 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, dhe 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE